Libri i hadithit

Libri i hadithit

Nga Abdullah ibn Mesudi – radijallahu anhu – përcillet se Pejgamberi – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – ka thënë: "Pa dyshim që vërtetësia shpie në mirësi dhe sigurisht mirësia udhëzon për në Xhenet. Njëmend, njeriu vazhdon me vërtetësi deri sa të bëhet i vërtetë, ndërsa gënjeshtra çon në shthurje, e pa dyshim që shthurja çon në zjarr. Vërtet, njeriu vazhdon të gënjejë derisa të shkruhet gënjeshtar tek Allahu."

Book Translator: Jusuf Hilmi Kastrati

Besimi i muslimanit

Besimi i muslimanit

Lavdërimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje te Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona! Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush që e humb dhe atë që Allahu e lë në humbje nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmojmë se askush dhe asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij.

Book Translator: Driton Lekaj - Jusuf Hilmi Kastrati